Big Mama zbulon lidhjet e gabuara: "Asnjë njeri nuk më ka dashur"

Big Mama zbulon lidhjet e gabuara: "Asnjë njeri nuk më ka dashur"
Këngëtareja e njohur Big Mama ka qenë e ftuar në emisionin "Grida Duma Podcast", ku ka ndarë një nga rrëfimet më të sinqerta të jetës së saj. Në bisedën me Grida Dumen, ajo ka folur hapur për dashurinë e humbur, lidhjet e gabuara dhe sakrificat e bëra për të tjerët.
Gjatë intervistës, Big Mama ka theksuar se pas humbjes së nënës së saj, ka kuptuar se nuk e ka dashur asnjë njeri. Ajo ka deklaruar se gjithmonë ka qenë e rrethuar nga njerëz që kanë dashur të shfrytëzojnë pozicionin ose famën e saj.
"Kam pasur gjithmonë lidhje të gabuara. Tani në moshën 40-vjeçare unë po kuptoj, duke e lidhur edhe me pjesën e humbjes së nënës, u ndalë dhe pashë se kush më do dhe kush nuk më do. Edhe kuptova që nga të gjitha lidhjet e mia apo njohjet që kam pasur, mua nuk më paska dashur njeri. Big Mamën nuk e ka dashur asnjë njeri. Gjithmonë kanë dashuri diçka tjetër nga unë. Kanë dashur ose të më shfrytëzojnë, se di, gjithmonë ka patur diçka me prapavijë apo me interes. Asnjë njeri nuk më ka dashur", ka thënë këngëtareja duke theksuar emocionet e forta që kanë ndikuar në jetën e saj.
Me pak fjalë
Big Mama ka ndarë një rrëfim emocional gjatë intervistës në "Grida Duma Podcast", duke zbuluar se ka ndjerë se nuk është dashur nga askush. Ajo ka lidhur këtë ndjenjë me humbjen e nënës dhe ka thënë se gjithmonë ka qenë objekt i interesave të tjera.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



