“Zinxhir dështimesh në terren”, Rapuca për shembjen e rrugës në Prishtinë

“Zinxhir dështimesh në terren”, Rapuca për shembjen e rrugës në Prishtinë

Eksperti i ndërtimtarisë Arsim Rapuca nga Oda e Inxhinierëve të Kosovës në emisionin Gazeta ka deklaruar se shembja e rrugës në Prishtina është pasojë e një zinxhiri dështimesh në zbatimin e punimeve në terren.

“Ka të bëjë me një zinxhir dështimesh. Projekti mundet me qenë fenomenal, shumë i mirë, por standardet e punimit në terren janë të dështuara, dhe atëherë ndodhin këto gjana. Edhe inspektoriati duhet në fillim të punimeve me kërku prej investitorit listën e inxhinierëve të kyçur,” tha Rapuca.