Zjarri te pallati 12-katësh, Policia ndalon 4 persona

Katër persona janë ndaluar nga Policia e Tiranës në lidhje me incidentin e ndodhur të martën ku një pallat 12-katësh në kryeqytet mori flakë.
Nga zjarri shtatë persona u dërguan në spital, mes tyre edhe zjarrfikës që punuan për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve.
Policia ka ndaluar administratorin e pallatit dhe menaxheren e marketit në afërsi të të cilit dyshohet se ndodhi zjarri.
Ndërkohë, ndërtuesi i pallatit është shpallur në kërkim policor, pasi do të merret në pyetje.



