Zjarri përfshiu pallatin në Tiranë, Këlliçi: Banorët e pallatit të ngrenë zërin

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me zjarrin që përfshiu pallatin 12-katësh pasditen e së martës në Tiranë.
Këlliçi tha se qytetarët e prekur nga ngjarja duhet të ngrenë zërin si dhe t’i bashkohet protestave të opozitës.
Deputeti demorkatë e cilësoi skandaloz reagimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me djegien e pallatit.
“Zjarri te pallati te Farmacia numër 10, një arsye për banorët e pallatit për të dalë për të ngritur zërin. Skandaloz reagimi i kryeministrit. Para se të reagonte pronari i kompanisë së ndërtimit, para se të reagonin institucionet për arsyet se përse ka ndodhur ai zjarr, cilët janë fajtorët, del kryeministri dhe thotë, ngarkon me barrë financiare ndërtuesin dhe pronarin e kompanisë dhe thotë ai do t’i dëmshpërblejë 100%. Pyetja është e thjeshtë, ku e gjen autoritetin dhe fuqinë kryeministri që i dikton se çfarë duhet të bëjë një kompani private për një ndërtim të saj, pa dalë akoma asnjë autoritet dhe pa vënë verdiktin: ore kush e ka fajin, kush e ka përgjegjësinë? A është pronar vetë i kësaj kompanie?”, tha demokrati.



