Zjarri në Tiranë/ Shpëtohet një grua e bllokuar, dërgohet për ndihmë mjekësore

Një grua është shpëtuar nga zjarrfikësit pasi kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj, në pallatin që u përfshi nga flakët pranë QSUT. Qytetarja është dërguar për ndihmë mjekësore.
Situata mbetet shqetësuese pasi zjarri rrezikon të përhapet edhe në pallatin ngjitur.
Ndërkohë, si pasojë e flakëve kanë mbetur të lënduar 4 persona, mes tyre 2 qytetarë dhe 2 zjarrfikës, të cilët kanë pësuar probleme nga asfiksia.



