Zvicër: Ideja që kompanitë të paguajnë për sëmundjet e punonjësve diskutohen në Parlament

Zvicër: Ideja që kompanitë të paguajnë për sëmundjet e punonjësve diskutohen në Parlament

Christian Dandrès, deputet nga Partia Socialdemokrate, ka paraqitur një mocion në Parlament që propozon që punëdhënësit të kontribuojnë në shpenzimet e sigurimit shëndetësor të detyrueshëm për punonjësit e tyre, përcjell albinfo.ch.

Propozimi i tij bazohet në të dhëna që tregojnë një rritje të rreziqeve fizike dhe psikologjike të shkaktuara nga stresi në vendin e punës. Dandrès kërkon gjithashtu që kompanitë të mbulojnë kostot e certifikatave mjekësore që kërkojnë nga punonjësit e sëmurë.

Ekspertët konfirmojnë se disa kushte pune mund të rrisin nivelin e stresit, por theksojnë se është e vështirë të përcaktohet saktësisht sa sëmundje shkaktohen drejtpërdrejt nga puna. /Albinfo.ch

The post Zvicër: Ideja që kompanitë të paguajnë për sëmundjet e punonjësve diskutohen në Parlament appeared first on Albinfo.