Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti

Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti

Sipas një sondazhi të kryer nga instituti kërkimor Sotomo për grupin e ekspertëve “Strategiedialog21”, shumica e popullsisë zvicerane dyshon në aftësitë mbrojtëse të vendit, përcjell albinfo.ch.

Barometri i quajtur “Barometri i Mundësive” tregon se mbi tre të katërtat e të intervistuarve nuk besojnë se Konfederata është e përgatitur për kërcënime konvencionale dhe hibride.

Megjithatë, shumica e qytetarëve mbështet një rritje të buxhetit të ushtrisë në 2% të PBB-së deri në vitin 2030. Fondacioni jopartiak “Strategiedialog21”, i krijuar në vitin 2011 për të promovuar dialogun strategjik mbi çështje të rëndësishme për të ardhmen e vendit, thekson se qytetarët ndihen të lidhur fort me vlerat e Evropës Perëndimore dhe shohin nevojën për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Zvicrës./Albinfo.ch

The post Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti appeared first on Albinfo.