Darka e presidentes me kryetarët e komunave, Rama: Folëm për sfidat e përbashkëta dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional

Darka e presidentes me kryetarët e komunave, Rama: Folëm për sfidat e përbashkëta dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në darkën e kryetarëve të komunave, me ftesë të Presidentes Justina Shiroka Pula.

Rama, ka shtuar se gjatë kësaj darke, kanë shkëmbyer ‘’ pikëpamje mbi sfidat e përbashkëta dhe mundësitë për ta forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional’’.

Postimi:

Në darkën e kryetarëve të komunave, me ftesë të Presidentes Justina Shiroka Pula, shkëmbyem pikëpamje mbi sfidat e përbashkëta dhe mundësitë për ta forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.

Komunat janë niveli i qeverisjes më pranë qytetarëve, aty ku politikat marrin formë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre. Si Kryeqytet, kemi një rol të veçantë në ndërtimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit mes komunave dhe institucioneve.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.