Debati për parkimin në Vlorë degradon në kërcënim me thikë, ndërhyn policia

  • Ndaje
Debati për parkimin në Vlorë degradon në kërcënim me thikë, ndërhyn policia

Një konflikt banal për një vend parkimi është kthyer në një situatë të tensionuar në Vlorë, ku një person ka nxjerrë thikën në mes të rrugës, në një zonë të frekuentuar nga qytetarët.

Ngjarja është regjistruar pranë një shkolle dhe në një hapësirë ku lëviznin dhjetëra persona, kryesisht qytetarë që po kryenin pazaret. Debati mes palëve për një vend parkimi ka agravuar, duke kaluar në kërcënime me mjet prerës.

Disa qytetarë kanë ndërhyrë për të ndarë personat e përfshirë në konflikt, ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë thikën, pa marrë parasysh praninë e njerëzve përreth.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.

The post Debati për parkimin në Vlorë degradon në kërcënim me thikë, ndërhyn policia appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.