Bullgarja që dyshohet se përvetësoi 4 miliardë dollarë, hipi në avion në vitin 2017 dhe u zhduk pa gjurmë – FBI ende nuk po arrin ta gjejë

  • Ndaje
Bullgarja që dyshohet se përvetësoi 4 miliardë dollarë, hipi në avion në vitin 2017 dhe u zhduk pa gjurmë – FBI ende nuk po arrin ta gjejë

Një nga mashtrimet më të mëdha financiare në histori la miliona njerëz pa para, ndërsa gruaja që qëndron pas tij u zhduk pa lënë asnjë gjurmë!

Bëhet fjalë për Ruja Ignatova , bullgaren e njohur me nofkën „Mbretëresha e Kriptovalutave“, e cila krijoi projektin OneCoin dhe e prezantoi atë si një kriptovalutë revolucionare, që një ditë do ta tejkalonte edhe Bitcoin-in.

Miliona njerëz në mbarë botën u besuan premtimeve të saj dhe investuan paratë e tyre. Sipas vlerësimeve, mashtrimi arriti vlerën marramendëse prej rreth 4 miliardë dollarësh.

Në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet amerikane nisën hetimet për këtë rast, Ruja u ngjit në një avion në Sofje dhe fluturoi drejt Athinës. Që nga ajo kohë, asaj i humbin të gjitha gjurmët.

FBI-ja e ka përfshirë në listën e dhjetë personave më të kërkuar, ndërsa për informacione që do të çonin në arrestimin e saj është ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh.

A arriti ajo të nisë një jetë të re me identitet tjetër, apo pas zhdukjes së saj fshihet një histori edhe më e errët?

Fati i saj vazhdon të mbetet një nga misteret më të mëdha në botën e mashtrimeve financiare.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.