Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri i Enver Dugollit “Për Kosovën Republikë”

  • Ndaje
Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri i Enver Dugollit “Për Kosovën Republikë”

Kjo vepër sjell kujtime, dëshmi dhe përjetime personale të autorit nga një periudhë e rëndësishme e historisë sonë kombëtare

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih ju fton të merrni pjesë në promovimin e librit “Për Kosovën Republikë”, të autorit Enver Dugolli.

Kjo vepër sjell kujtime, dëshmi dhe përjetime personale të autorit nga një periudhë e rëndësishme e historisë sonë kombëtare, në të cilën ai ishte pjesëmarrës dhe dëshmitar i drejtpërdrejtë.

Përmes rrëfimeve dhe reflektimeve, libri pasqyron qëndresën, sakrificën dhe përpjekjet për lirinë dhe Republikën e Kosovës, duke kontribuar në ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e saj te brezat e rinj.

Promovimi do të jetë një mundësi për të bashkëbiseduar me autorin dhe për të reflektuar mbi rrugëtimin historik të Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë.

Data: E diel, 15 nëntor 2026

Ora: 18:00

Vendi: Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih

Adresa: Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Zürich

Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën elektronike: [email protected].

Mirë se vini!

The post Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri i Enver Dugollit “Për Kosovën Republikë” appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.