KLP pranon pjesërisht kërkesën e ILD, ul me 10% pagën e prokurores për 6 muaj

  • Ndaje
KLP pranon pjesërisht kërkesën e ILD, ul me 10% pagën e prokurores për 6 muaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP ka pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD lidhur me rastin e magjistrates A.P. KLP ka vendosur uljen e përkohshme të pagës së saj me 10% për gjashtë muaj. ILD kishte kërkuar uljen e pagës deri në 40% për një periudhë deri në një vit.

Hetimi disiplinor ndaj prokurores A.P., nisi pas një ankese të Avokatit të Popullit për mënyrën e përllogaritjes së kohës së vuajtjes së dënimit të një personi të dënuar.

Gjatë hetimit disiplinor, ILD konstatoi se prokurorja kishte neglizhuar në mënyrë të përsëritur detyrimet ligjore për ekzekutimin e vendimeve penale dhe bashkimin e dënimeve, duke mos marrë në konsideratë edhe periudhën e paraburgimit të vuajtur nga i dënuari në Greqi.

Si pasojë e këtyre veprimeve dhe mosveprimeve, personi kishte qëndruar në burg përtej afatit kur dënimi duhej të kishte përfunduar. Inspektori i Lartë i Drejtësisë e cilësoi sjelljen e prokurores si shkelje të rëndë disiplinore, duke vlerësuar se neglizhenca kishte cenuar drejtpërdrejt të drejtën themelore të lirisë personale.

Gjithashtu kishte rrezikuar të sjellë një efekt më të gjerë sistemik, pasi mosrespektimi i detyrimeve ligjore në lidhje me kontrollin dhe përllogaritjen e ekzekutimit të dënimeve mund të përsëritet në raste të ngjashme dhe të sjellë pasoja të drejtpërdrejta në të drejtën e lirisë personale të personave të dënuar.

The post KLP pranon pjesërisht kërkesën e ILD, ul me 10% pagën e prokurores për 6 muaj appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.