Shqipëria synon ta bindë talentin e Grasshoppersit, Samuel Krasniqi
Shqipëria është duke tentuar ta bindë talentin e Grasshoppersit, Samuel Krasniqi, që në të ardhmen të përfaqësojë Kombëtaren shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është në rrugën e duhur për ta bindur futbollistin, ndërsa në këtë proces po ndihmon edhe ish-kapiteni i Shqipërisë, Amir Abrashi, i cili thuhet se po e këshillon Krasniqin që ta veshë fanellën kuqezi.
Në anën tjetër, sipas të njëjtit raportim, Kosova ende nuk e ka kontaktuar lojtarin në funksion të përfaqësueses A, pasi prioritet aktualisht janë futbollistët Lutfi Dalipi dhe Arijon Ibrahimovic.
Kështu, e ardhmja ndërkombëtare e talentit të Grasshoppersit mbetet për t’u parë./Albinfo.ch
The post Shqipëria synon ta bindë talentin e Grasshoppersit, Samuel Krasniqi appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.