Dy talentë të Bayern Munichut ftohen për herë të parë te Kosova U17

  • Ndaje
Dy talentë të Bayern Munichut ftohen për herë të parë te Kosova U17

Dy futbollistë të rinj nga akademia e gjigantit gjerman Bayern Munich, Florent Krasniqi dhe Lamar Rama, janë ftuar për herë të parë në Kombëtaren U17 të Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Dy talentët premtues do të kenë mundësinë të përfaqësojnë Kosovën në nivel ndërkombëtar, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tyre futbollistike.

Ftesa e tyre përfaqëson një tjetër prurje nga futbolli gjerman në ekipet e reja të Dardanëve, ndërsa Krasniqi dhe Rama tashmë do të synojnë të dëshmojnë potencialin e tyre me fanellën e Kosovës./Albinfo.ch

The post Dy talentë të Bayern Munichut ftohen për herë të parë te Kosova U17 appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.