28 ditë mungoi pa arsye, Trepça suspendon punëtorin

Ndërmarrja “Trepça”, ka njoftuar se e ka suspenduar nga puna një punëtor. Arsye e këtij vendimi sipas ndërmarrjes është mungesa e shpeshtë personit me inicialet F.A në punë. “Bazuar në raportet zyrtare, i njëjti ka munguar mbi 28 ditë pune. Në bazë të këtyre shkeljeve, Komisioni Disiplinor, me vendim nr. prot. 148, datë 08.01.2026, ka

28 ditë mungoi pa arsye, Trepça suspendon punëtorin
28 ditë mungoi pa arsye, Trepça suspendon punëtorin

28 ditë mungoi pa arsye, Trepça suspendon punëtorin

Ndërmarrja “Trepça”, ka njoftuar se e ka suspenduar nga puna një punëtor.

Arsye e këtij vendimi sipas ndërmarrjes është mungesa e shpeshtë personit me inicialet F.A në punë.

“Bazuar në raportet zyrtare, i njëjti ka munguar mbi 28 ditë pune. Në bazë të këtyre shkeljeve, Komisioni Disiplinor, me vendim nr. prot. 148, datë 08.01.2026, ka shqiptuar masën disiplinore: ndërprerje e marrëdhënies së punës”, thuhet në njoftim.

“Gjatë verifikimit është konstatuar se:

• 10 ditë mungesë pa asnjë skenim hyrje/dalje, ndërkohë që meditjet janë ekzekutuar për pagesë

• 18 ditë me skenim vetëm në hyrje, pa skenim daljeje, me dyshim se ka lënë vendin e punës dhe nuk është kthyer

• 7 ditë mungesë në punë, për të cilat meditja është arsyetuar”, thuhet tutje në njoftim.