2po2 sjellë këngën më të re, titullohet “Njësoj”

Ashtu siç premtoi, 2po2, ka publikuar këngën e re të titulluar “Njësoj”. Ky projekt është pjesë e albumit, njëherësh të fundit në karrierën e tij shumëvjeçare. Albumi është autobiografik, real dhe shumë i sinqertë, në të cilin do të shpalosen shumë gjëra. Teksti është shkruar nga vetë artisti me muzikë të realizuar nga Beatz. Besnik…

2po2 sjellë këngën më të re, titullohet “Njësoj”
Ashtu siç premtoi, 2po2, ka publikuar këngën e re të titulluar “Njësoj”.

Ky projekt është pjesë e albumit, njëherësh të fundit në karrierën e tij shumëvjeçare.

Albumi është autobiografik, real dhe shumë i sinqertë, në të cilin do të shpalosen shumë gjëra.

Teksti është shkruar nga vetë artisti me muzikë të realizuar nga Beatz.

Besnik Canolli (emri i vërtetë) vjen me një interpretim të mahnitshëm, në të cilin përcjell shumë emocion.

Këngën e plotë tashmë mund të gjeni në kanalin zyrtar në YouTube.

Besohet që edhe ky projekt do të pëlqehet e pritet mirë nga publiku.