Bytyqi: VMRO-DPMNE konfirmoi politikat e mira të LSDM-së që çuan në uljen e marzhit të çmimit të energjisë elektrike

“Qeveria e re e VMRO-DPMEN edhe njëherë konfirmoi politikat e mira të qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja, e cila është në drejtim të mbrojtjes së interesave të qytetarëve”, tha deputeti The post Bytyqi: VMRO-DPMNE konfirmoi politikat e mira të LSDM-së që çuan në uljen e marzhit të çmimit të energjisë elektrike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Bytyqi: VMRO-DPMNE konfirmoi politikat e mira të LSDM-së që çuan në uljen e marzhit të çmimit të energjisë elektrike

“Qeveria e re e VMRO-DPMEN edhe njëherë konfirmoi politikat e mira të qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja, e cila është në drejtim të mbrojtjes së interesave të qytetarëve”, tha deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi, duke sqaruar qëndrimin e Grupit Parlamentar të LSDM në mbështetje të propozim-ligjit për plotësim të Ligjit për energjetikë, i cili u miratua sot në Kuvend pas procedurë të shkurtuar, përcjell FLAKA.

Bytyqi theksoi se ndryshimet e propozuara sot janë pasojë e procedurës së suksesshme të tenderit për përzgjedhjen e furnizuesit Universal, e cila përfundoi më pak se një muaj më parë dhe në të cilën u zgjodh EVN Home.

“Ajo që është e re është se ne arritëm të reduktojmë marzhin që furnizuesi universal aplikon për përdoruesit fundorë nga 11.5% në 9.9%. Ky është një nga marzhet më të ulëta të aplikuara ndonjëherë për përdoruesit fundorë dhe ne mendojmë se kjo është diçka për të cilën të gjithë duhet të jemi krenarë”, tha Bytyqi.

Duke shpjeguar qëndrimin e grupit parlamentar të LSDM-së, Bytyqi sqaroi se me këto ndryshime ligjore është e mundur që aplikimi i marzhit të reduktuar për përdoruesit fundorë të hyjë në fuqi menjëherë, para se Komisioni Rregullativ për Energji (KRRE) të marrë vendimin për çmimin e energji elektrike nga 1 korriku deri në fund të vitit.

Duke folur për ndryshimet ligjore, Bytyqi shpjegoi se një nga arsyet e mbështetjes nga grupi parlamentar i LSDM-së është se ato parashikojnë që prodhuesi i energjisë elektrike me kapacitetin më të madh të instaluar të ofrojë 40% të nevojave të përgjithshme vjetore për Furnizuesin Universal për shitje në 2024.

“Kjo do të thotë se EMV, e cila është regjistruar vetëm 10 ditë më parë, dhe kemi dëgjuar me pompozitet se si do të ofrojë vetëm 85%, ofron dyfishin e asaj që ligji tregon se duhet të ofrojë. Ofron me një çmim që është 60% i subvencionuar, çmim më i ulët se çmimi i prodhimit”, tha Bytyqi.

Në fjalën e tij, deputeti Bytyqi theksoi se kështu duhet të sillet një opozitë e arsyeshme dhe konstruktive në Kuvend, e kjo është të mbështesë të gjitha zgjidhjet ligjore që synojnë mbështetjen e qytetarëve dhe cilësisë së jetës së tyre.

“Kështu do të vazhdojë të sillet LSDM dhe koalicioni edhe për katër vitet e ardhshme kurdo që të jetë në rrezik interesi i qytetarëve”, tha Bytyqi. FLAKA

The post Bytyqi: VMRO-DPMNE konfirmoi politikat e mira të LSDM-së që çuan në uljen e marzhit të çmimit të energjisë elektrike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .