3 policë të Kosovës lëndohen gjatë arrestimit të pjesëtarit të “Mbrojtës Civile” në veri

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në njoftimin për arrestimin e Milun Milenkovic-Llune, sipas tij, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”, tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar lehtë. “Gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë”, ka njoftuar Svecla në […]

3 policë të Kosovës lëndohen gjatë arrestimit të pjesëtarit të “Mbrojtës Civile” në veri

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në njoftimin për arrestimin e Milun Milenkovic-Llune, sipas tij, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”, tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar lehtë.

“Gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë”, ka njoftuar Svecla në facebook.

Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic-Llune. Sipas Ministrit të Brendshëm të Kosovës, i dyshuari është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësi i bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar veriun.

“… kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, tha Sveçla në njoftim.

“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë”.

Nga ana tjetër, në veri të vendit, të martën janë dëgjuar sërish sirenat e alarmeve, teksa bëhet e ditur që qytetarët serbë kanë filluar të grumbullohen në qytet.