Kosova ndalon TikTokun në institucionet publike
Kosova ndalon TikTokun në institucionet publike Qeveria e Kosovës ka ndaluar TikTokun në të gjitha institucionet shtetërore. Gjatë mbledhjes këtë të premte, Qeveria votoi pro ndalimit të rrjetit social TikTok. Zëvendësministi i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra tha se me qëllim të rritjes së sigurisë kibernetike obligohen të gjitha institucionet publike që të vendosin kufizimet […]
![Kosova ndalon TikTokun në institucionet publike](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2024/06/FB_IMG_1719585821954.jpg)
Kosova ndalon TikTokun në institucionet publike
Qeveria e Kosovës ka ndaluar TikTokun në të gjitha institucionet shtetërore.
Gjatë mbledhjes këtë të premte, Qeveria votoi pro ndalimit të rrjetit social TikTok.
Zëvendësministi i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra tha se me qëllim të rritjes së sigurisë kibernetike obligohen të gjitha institucionet publike që të vendosin kufizimet e nevojshme teknike për ndalimin e funksionimit të sherbimeve TikTok në ambientet e punës. Po ashtu të gjithë zyrtarët publikë janë të obliguar të largojnë aplikacionin në pajisjet e punës.