A do ta njeh Spanja Kosovën, flasin nga pozita dhe opozita

Të martën (nesër) grupi i deputetëve katalunas ”Junts” do ta dërgojnë në Parlamentin e Spanjës një nismë për njohje të Pavarësisë së Kosovës nga Spanja. Pas diskutimit në Kuvend nesër pritet të shihet se a do të ndryshojë qëndrim Spanja për njohjen e Kosovës. E në Kosovë përfaqësues të pozitës dhe opozitës janë optimist për […]

A do ta njeh Spanja Kosovën, flasin nga pozita dhe opozita

Të martën (nesër) grupi i deputetëve katalunas ”Junts” do ta dërgojnë në Parlamentin e Spanjës një nismë për njohje të Pavarësisë së Kosovës nga Spanja. Pas diskutimit në Kuvend nesër pritet të shihet se a do të ndryshojë qëndrim Spanja për njohjen e Kosovës.

E në Kosovë përfaqësues të pozitës dhe opozitës janë optimist për ndryshimin e qasjes së Spanjës karshi Kosovës.

Batusha i VV-së: Spanja do ta zbus qëndrimin ndaj Kosovës

Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, nga radhët e VV-së, Agon Batusha shprehet optimist që Spanja do ta ndryshoj qëndrimin ndaj Kosovës. Batusha foli edhe për dinamikat e shtetit spanjoll që çojnë në mosnjohje.

“Besoj që Spanja do ta zbus gradualisht qëndrimin kundër pavarësisë së Kosovës. Duhet pasur parasysh dinamikat politike brenda Spanjës të cilat janë indikatori kyç për mosnjohjen e Kosovës” ka thënë ai.

Haliti, PDK: Spanja është zbutur ndaj Kosovës

Zëvendëskryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti nuk pret që Spanja ta njoh Kosovës përmes nismës së disa deputetëve katalunas. Haliti deklaron për Front Online se pozicioni i Spanjës karshi Kosovës është zbutur.

“Grupi Parlamentar që e ka bërë kërkesën, ka bërë mirë, por ata janë vetëm shtatë deputet në një Parlament të një vendi që është mbretëri dhe procedurat janë të vështira për të realizuar këtë kërkesë. Pozicioni i Spanjës është zbutur shumë ndaj Kosovës”.

Më tej deputeti Haliti vlerëson se kjo nismë mund të trazoj qeverinë spanjolle.

“Unë jam skeptik se mund të votohet kërkesa e këtij grupi parlamentar. Kjo nismë mund ta sjellë në krizë Qeverinë spanjolle”.

Deputetja e AAK-së: Hap pozitiv për Kosovën nisma e deputeteve katalunas për njohjen nga Spanja

Time Kadrijaj, deputete e AAK-së, njëherësh anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme e ka vlerësuar si hap pozitiv nismën e deputeteve katalunas për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kadrijaj thotë se sukses për Kosovën është që këta deputet të mos votojnë kundër.

“Fakti që ka një lëvizje të tillë që një grup deputetësh që janë nga Spanja për të njohur pavarësinë e Kosovës është një hap pozitiv dhe arritje e madhe. Ne e përkrahim secilën nismë të çdo grupi për njohje. Është sukses me arrite që mos me votu kundër këta deputet”, tha Kadrijaj për Front Online.

Arifi: Spanja do të jetë në presion për ta njohur Kosovën si shtet

Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi thotë për Front Online se Spanja do të jetë në presion për ta njohur Kosovën si shtet. Sipas tij, mosnjohja po lë vrimë të madhe të pasigurisë në kontinentin evropian.

“Spanja do të jetë nën presion për ta njohur Kosovën, për ta kompletuar sigurinë brenda BE-së por edhe brenda vetë NATO-s. Mosnjohja e Kosovës, po e lë një vrimë të madhe të pasigurisë në komplet kontinentin evropian, jo vetë në Ballkan”.

Kjo është arsyeja se pse deputetet po e kërkojnë njohjen e Kosovës nga Spanja, sipas Arifit.

 “Debati po bëhet në Parlamentin spanjoll për njohjen e Kosovës, pasi që Spanja veç e njohu Palestinën, dhe tash po krijohet debati se nëse Palestinën e njohëm, çështja e Kosovës është edhe më e lehtë, pra në këtë sens po rritet presioni ndaj Spanjës”.

Partia katalunase “Junts per Catalunya” e cila është e përfaqësuar në Parlamentin e Spanjës më 5 qershor e kanë dërguar një propozim parlamentar në Parlamentin e Spanjës ku i kërkojnë Qeverisë së Spanjës që ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur.

Nisma, e cila do të debatohet të martën e ardhshme, argumenton se Kosova është “një shtet ligjor dhe demokratik me rreth 1.7 milion banorë”, i cili njihet si shtet i pavarur nga mbi 100 vende, duke përfshirë 22 anëtarë të BE-së.