A duhet të dilni verës pa krem kundër diellit?

Tashmë, ndoshta e dini mirë rëndësinë e përdorimit të kremit kundër diellit nëse jeni duke kaluar një ditë pranë pishinës ose në plazh. Por kur bëhet fjalë për ekspozimin e shkurtër ndaj diellit, rregullat mund të duken pak më të paqarta. Ndërsa Akademia Amerikane e Dermatologjisë (AAD) i udhëzon njerëzit që “të aplikojnë krem ​​kundër […]

A duhet të dilni verës pa krem kundër diellit?

Tashmë, ndoshta e dini mirë rëndësinë e përdorimit të kremit kundër diellit nëse jeni duke kaluar një ditë pranë pishinës ose në plazh. Por kur bëhet fjalë për ekspozimin e shkurtër ndaj diellit, rregullat mund të duken pak më të paqarta.

Marketing

Ndërsa Akademia Amerikane e Dermatologjisë (AAD) i udhëzon njerëzit që “të aplikojnë krem ​​kundër diellit çdo ditë në lëkurën që nuk mbulohet me veshje nëse do të jeni jashtë”, biseda në rritje në internet e ka bërë të qartë se jo të gjithë janë dakord me këtë qasje strikte, shkruan transmeton Klankosova.tv

Disa njerëz kanë ngritur idenë se nuk kemi nevojë të përdorim fare krem ​​kundër diellit.

Por çfarë thonë dermatologët?

Sipas artikullit në The Atlantic “për shkak se rrezet ultraviolet nga dielli mund të shkaktojnë kancer të lëkurës, Akademia nuk rekomandon marrjen e vitaminës D nga ekspozimi në diell”.

Megjithatë, Diya Mutasim, MD, profesoreshë në departamentin e dermatologjisë në Kolegjin e Mjekësisë të Universitetit të Cincinnati, i tha Health se “ka një avantazh në ekspozimin ndaj pak dritës së diellit për sintezën e vitaminës D dhe për disponimin tuaj”.

“Në fund të fundit është një çështje e gjetjes së një ekuilibri midis rreziqeve dhe përfitimeve, në mënyrë ideale një ekuilibër në të cilin përfitimet tejkalojnë rreziqet. Siç u them pacientëve të mi, ka dy mënyra kryesore për të marrë vitaminën D, ekspozimi ndaj diellit kundrejt suplementeve. Vetëm një nga këto dihet se rrit rrezikun e kancerit të lëkurës, por ju duhet të zgjidhni vetë”, shtoi tutje ajo.

Ajo që është e qartë, shkruan është se kushdo që planifikon të qëndrojë në diell për një periudhë të gjatë duhet të mbrojë lëkurën, kjo do të thotë të aplikoni një krem ​​dielli rezistent ndaj ujit me mbrojtje me spektër të gjerë dhe një SPF prej të paktën 30 gradë celsius.