Abrashi shënon gol pas 11 vitesh por nuk e shpëton GC-në nga humbja

Amir Abrashi shënoi golin e parë për Grasshoppers në ndeshjen e tyre si mysafirë kundër Servette. Kapiteni i GC luan shpesh, por rrallë gjen rrjetën. Ky gol në Gjenevë ishte i pari i tij ps më shumë se 11 vitesh, tranmseton albinfo.ch
Amir Abrashi, i cili nuk njihet si golashënues i frytshëm, e çoi ekipin mysafir në epërsi pas dymbëdhjetë minutash me një pasim të shkëlqyer nga Samuel Krasniqi.
Kapiteni 36-vjeçar i GC mbeti plotësisht i paprekur nga mbrojtja e Gjenevës dhe përfundoi me qetësinë e një sulmuesi të vërtetë, shkrun watson.ch. Ishte ky goli i tij i parë në Superligë në më shumë se njëmbëdhjetë (!) vjet.
Megjithatë, goli i rrallë i Abrashit nuk ishte i mjaftueshëm për Grasshoppersin për të siguruar një fitore të rrallë kundër Servettes, pasi Samuel Mraz (minuta e 29-të) dhe lojtari i ardhur rishtas ri Mathis Lambourde (minuta e 75-të) e përmbysën rezultatin.
Ekipi vendas shënoi golin spektakolar të fitores ndërsa luante me një lojtar avantazh, pasi Imourane Hassane mori një karton të verdhë-kuq gjysmë ore para përfundimit.
The post Abrashi shënon gol pas 11 vitesh por nuk e shpëton GC-në nga humbja appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



