Aeroplani ushtarak gjerman s’po mund të aterojë në Prishtinë, devijon rrugën për në Shkup

Aeroplani ushtarak gjerman s’po mund të aterojë në Prishtinë, devijon rrugën për në Shkup

Një aeroplan ushtarak gjerman, i cili ishte nisur nga Berlini, nuk ka mundur të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar Prishtinë “Adem Jashari”.

Gjurmuesi i fluturimeve, “Flightradar24”, ka shfaqur se aeroplani i ushtrisë gjermane është nisur në orën 8:40 të mëngjesit dhe ka qëndruar në ajër për rreth shtatë orë.

Sipas asaj që shihet, fluturakja ushtarake e ka devijuar rrugën për në Shkup.