Afrona në pritje të ëmbël, jep lajmin e bukur në ditëlindje

Afrona Dika ka ndarë një prej lajmeve më të bukura nga jeta e saj private.
Në ditën e saj të lindjes, ajo ka zbuluar se është në pritje të ëmbël, duke publikuar disa fotografi ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
“Kjo ditëlindje ndihet edhe më e veçantë. Jam shumë mirënjohëse për mrekullinë e vogël që po rritet brenda meje”, ka shkruar Afrona krahas fotografive.
Lajmi vjen disa muaj pasi Afrona konfirmoi se është fejuar, ndërsa identitetin e partnerit të saj ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së publikut.
Tashmë, çifti po hap një kapitull të ri në jetën e tyre, teksa Afrona do të bëhet nënë.
Ajo nuk ka zbuluar ende gjininë e foshnjës apo detaje të tjera rreth shtatzënisë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



