Ageler dhe Varheji uruan Qeverinë e re: Presim vazhdimin e partneritetit në forcimin e shtetit ligjor

Ambasadorja amerikane në vend Angela Ageler dhe Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varheji kanë dërguar në rrjetin social X urime për formimin e qeverisë së re, transmeton Portalb.mk. “Ndërsa kryeministri dhe kabineti i tij marrin detyrën, ne presim me padurim të vazhdojmë partneritetin tonë në forcimin e shtetit ligjor, përmirësimin e zhvillimit […]

Ageler dhe Varheji uruan Qeverinë e re: Presim vazhdimin e partneritetit në forcimin e shtetit ligjor

Ambasadorja amerikane në vend Angela Ageler dhe Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varheji kanë dërguar në rrjetin social X urime për formimin e qeverisë së re, transmeton Portalb.mk.

“Ndërsa kryeministri dhe kabineti i tij marrin detyrën, ne presim me padurim të vazhdojmë partneritetin tonë në forcimin e shtetit ligjor, përmirësimin e zhvillimit ekonomik, energjetik dhe infrastrukturor, strukturave sociale dhe çuarjen përpara të vendit në rrugën e tij euroatlantike”, thuhet në mesazhin e Agelerit.

Congratulations to the new government on its formation. As the Prime Minister and his cabinet take office, we look forward to continuing our partnership in strengthening rule of law, improving economic, energy, and infrastructure development, social structures, and moving the…

— Ambassador Angela Aggeler (@USAmbNMacedonia) June 24, 2024


Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varheji poashtu ka uruar zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut. Përmes postimit në platformën sociale “X” i ka dërguar urime kryeministrit Hristijan Mickoski dhe anëtarëve të Qeverisë së re të vendit

“Me padurim pres të punoj shpejt me ju për të avancuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian”, shtoi Varheji në urimin e tij.

Congratulations to Prime Minister @MickoskiHM and members of the new Government!

Looking forward to work swiftly with you to advance North Macedonia’s #EU path.#NorthMacedonia

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 23, 2024

Me 77 vota “për” dhe 22 vota “kundër”, Kuvendi zgjodhi mbrëmë Qeverinë e re, kryetar i së cilës është Hristijan Mickoski. Koalicioni qeveritar përbëhet nga VMRO-DPMNE, koalicioni “VLEN” dhe ZNAM.

Në votimin e mbrëmshëm “kundër” Qeverisë së re u deklaruan deputetët e LSDM-së dhe të Majtës, ndërsa deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI-ja e lanë seancën para përfundimit të saj.

Hristijan Mickoski e mori mandatin për të formuar qeverinë e re pasi partia e tij fitoi zgjedhjet parlamentare në maj të këtij viti dhe fitoi 58 ulëse në Kuvend.

LEXO: Kuvendi me 77 vota “për” e zgjodhi Qeverinë e Maqedonisë së Veriut me kryeministër Hristijan Mickoskin