Agim Bahtiri: Xhamia e Ibrit do të rindërtohet, premtimi po bëhet realitet pas 10 vitesh
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar se Xhamia e Ibrit do të rindërtohet, duke theksuar se një premtim i dhënë vite më parë tashmë po hyn në fazën e realizimit. Bahtiri ka kujtuar se në vitin 2015, gjatë negociatave në Bruksel, ai kishte mbrojtur fuqishëm tokën ku parashihet të ndërtohet xhamia.


Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar se Xhamia e Ibrit do të rindërtohet, duke theksuar se një premtim i dhënë vite më parë tashmë po hyn në fazën e realizimit.
Bahtiri ka kujtuar se në vitin 2015, gjatë negociatave në Bruksel, ai kishte mbrojtur fuqishëm tokën ku parashihet të ndërtohet xhamia. Sipas tij, pas një dekade, kjo ide është përfshirë zyrtarisht në projekt dhe pritet të realizohet.
Ai ka theksuar se ky zhvillim po ndodh në kohën kur Albin Kurti është Kryeministër, duke e cilësuar këtë si dëshmi se zotimet e dhëna ndaj qytetarëve po përmbushen.

