AGK kërkon me urgjencë siguri për gazetarët në veri të vendit

AGK kërkon me urgjencë siguri për gazetarët. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas sulmit brutal ndaj kameramanit të RTK-së në Veri, duke kërkuar me urgjencë që t’u ofrohet siguri gazetarëve që po raportojnë nga atje. Ekipet mediale nga Prishtina kanë qenë sot cak i një sulmi brutal derisa po kryenin punën e tyre […]

AGK kërkon me urgjencë siguri për gazetarët në veri të vendit

AGK kërkon me urgjencë siguri për gazetarët.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas sulmit brutal ndaj kameramanit të RTK-së në Veri, duke kërkuar me urgjencë që t’u ofrohet siguri gazetarëve që po raportojnë nga atje.

Ekipet mediale nga Prishtina kanë qenë sot cak i një sulmi brutal derisa po kryenin punën e tyre në Leposaviq.

Kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, është sulmuar fizikisht siç shihet në videon shqetësuese të dërguar në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, nga ekipet në terren. Përveç sulmit fizik, Bekteshit i është thyer edhe kamera e xhirimit, thotë AGK.

Në një deklaratë për AGK-në, gazetarja Venera Xhoxhaj, ka treguar se protestuesit i kanë gjuajtur me gurë ekipet e medieve, Tëvë1, RTV Dukagjini, RTK, Klan Kosova dhe KTV.