Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit është e garantuar ndërkombëtarisht dhe duhet respektuar

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit është e garantuar ndërkombëtarisht dhe duhet respektuar

Ali Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit është e paprekshme dhe e garantuar ndërkombëtarisht

Në Kuvendin Zgjedhor të degës së BDI-së në Dibër, organizuar gjatë mbrëmës, u zgjodhën organet e reja të degës, ndërsa për kryetar u zgjodh Burtint Sela. Në këtë aktivitet, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi se partia mbetet e përkushtuar për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe Marrëveshjes së Prespës në Maqedoninë e Veriut, si dhe për ruajtjen e marrëdhënieve të mira me shtetet fqinje.

“Ne dëshirojmë një Maqedoni të Veriut ku të gjithë qytetarët të jenë të barabartë. Kushtetuta e vendit është e bazuar në Marrëveshjen e Ohrit dhe është e garantuar nga Amerika, Evropa dhe NATO. Prandaj, asnjë forcë nuk mund ta ndryshojë atë. Shqiptarët lirinë e fituan me gjak, dhe sot nuk duhet të kërkohet një marrëveshje e re. Marrëveshja e Ohrit është e garantuar ndërkombëtarisht dhe duhet respektuar plotësisht”, deklaroi Ali Ahmeti.

Gjatë fjalimit të tij, Ahmeti u fokusua edhe në kritikat ndaj partnerit shqiptar në qeveri, duke i cilësuar përfaqësuesit e VLEN-it si të pafuqishëm për të realizuar të drejtat e shqiptarëve. “VLEN para zgjedhjeve premtoi shumë, por nuk ka bërë asgjë. Ata dështuan edhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, i cili nuk mbrojnë interesat e shqiptarëve”, theksoi ai.

Në këtë kontekst, Ahmeti kritikoi edhe partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM, duke thënë se ato vazhdojnë të bëjnë gabime të mëdha në raport me pozitën e shqiptarëve. “Këto parti maqedonase duan t’i kenë shqiptarët në qeveri siç i quajnë ata ‘të urtë’, e jo shqiptarët e BDI-së, të cilët i etiketojnë si ‘terroristë’”, shtoi ai.

Në aktivitetin partiak mori fjalën edhe deputetja e Dibrës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Arbana Pasholli, e cila kritikoi ashpër VLEN-in. Sipas saj, kjo parti ka degraduar pozitën e shqiptarëve në vend.

Me pak fjalë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi gjatë Kuvendit Zgjedhor të degës në Dibër se Marrëveshja e Ohrit është e garantuar ndërkombëtarisht dhe duhet respektuar. Ai kritikoi partnerët shqiptarë dhe partitë maqedonase për mosrespektimin e të drejtave të shqiptarëve.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.