Akrobatja Fiona Rushiti në Guinness, thyen rekordin me 72 rrotullime në 30 sekonda

Akrobatja Fiona Rushiti në Guinness, thyen rekordin me 72 rrotullime në 30 sekonda

Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti hyri në historinë e rekordeve botërore Guinness, duke vendosur rekord të ri botëror pasi realizoi 72 rrotullime të plota, 360 gradë, brenda vetëm 30 sekondave, ndërsa qëndronte e varur nga dhëmbët.

Rekordi u realizua më 11 qershor 2026 në Tiranë dhe tani është regjistruar zyrtarisht nga Guinness World Records, duke e vendosur emrin e saj mes mbajtësve të rekordeve botërore, transmeton albinfo.ch.

Rekordi i mëparshëm ishte 65 rrotullime brenda 30 sekondave dhe mbahej nga akrobati sirian Yazan Ghaiyath Saleh, i cili e kishte vendosur atë në vitin 2025, teksa Fiona arriti ta tejkalonte këtë rezultat me shtatë rrotullime, duke vendosur një standard të ri në disiplinën e rrotullimeve 360 gradë gjatë varjes nga dhëmbët.

The post Akrobatja Fiona Rushiti në Guinness, thyen rekordin me 72 rrotullime në 30 sekonda appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.