Aksident mes motoçikletës me dy persona dhe veturës në Gjakovë, policia jep detaje

Aksident mes motoçikletës me dy persona dhe veturës në Gjakovë, policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete, të dielën në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, rreth orës 15:00.

Lajmin e ka konfirmuar përExpress, Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Ajo ka thënë se dy persona kanë marrë trajtim mjekësor

“Sot rreth orës 15:00 , në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë trajtim mjekësorë. Njesia Rajonale e Trafikut Rrugor është përgjigjur në rast dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore”, ka thënë ajo.