Aksident mes tri veturave në fshatin Drenoc të Klinës, lëndohen tre persona

Një aksident mes tri veturave në fshatin Drenoc të Klinës la të lënduar tre persona. Rastin për Front Online e konfirmoi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekoësor. “Sot rreth orës 17:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku […]

Aksident mes tri veturave në fshatin Drenoc të Klinës, lëndohen tre persona

Një aksident mes tri veturave në fshatin Drenoc të Klinës la të lënduar tre persona.

Rastin për Front Online e konfirmoi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekoësor.

“Sot rreth orës 17:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Drenoc-Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura, dhe si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova./Front Online/