Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen tre persona

Një aksident mes tri veturave në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, la të lënduar tre persona. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka dhënë detaje për Front Online. “Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Gazmemd Zajmi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë […]

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen tre persona

Një aksident mes tri veturave në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, la të lënduar tre persona.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka dhënë detaje për Front Online.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Gazmemd Zajmi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura ndërkaq tre përsona kanë marrë lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, deklaroi ai.