Aksidenti në Prishtinë përfundon me rrahje, pesë të lënduar
Në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku, pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Bëhet e ditur se si pasojë, pesë personat e përfshirë në përleshje kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. “Sot rreth orës


Në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku, pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Bëhet e ditur se si pasojë, pesë personat e përfshirë në përleshje kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 18:00, në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku, pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Personat e përfshirë në rast kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me aksidentin, veprimet dhe procedurat e mëtejme janë duke u zhvilluar nga Njësia e Trafikut”, kanë deklaruar nga Policia.


