Vdes aktorja kosovare

Vdes aktorja kosovare

Është ndarë nga jeta aktorja e njohur Vildane Sadiku, një emër i dashur i skenës që me punën dhe praninë e saj la gjurmë të veçanta në jetën kulturore të Kosovës.

Për publikun, ajo ishte një fytyrë mjaft e njohur e emisionit “Odeon”, ku për vite me radhë ishte e pranishme rregullisht, duke sjellë ngrohtësinë, humorin dhe spontanitetin e saj të papërsëritshëm.

Ndarja e saj nga jeta ka prekur mjaft kolegë e miq.

Këngëtarja Lora Braha e ka kujtuar aktoren përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku ka ndarë një fotografi krah saj me mbishkrimin: “Kështu të hareshme do të kujtoj gjithë… qofsh banore e xhennetit”.

Ngushëllime!


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.