BDI akuzon VLEN-in për dështim në eurointegrime: reagimi i Imeri-Stafait

BDI akuzon VLEN-in për dështim në eurointegrime
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka akuzuar VLEN-in për dështim në realizimin e premtimeve për përshpejtimin e integrimit evropian të vendit. Sipas tij, pas dy vitesh qeverisje nuk është bërë asnjë hap thelbësor drejt Bashkimit Evropian, ndërsa janë humbur mundësi për shfrytëzimin e fondeve evropiane.
Osmani ka theksuar se raporti i fundit i Parlamentit Evropian konstaton regres në procesin e integrimit, duke kërkuar zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e barazisë gjuhësore. Ai ka vlerësuar se zëri i shqiptarëve në qeveri është dobësuar, duke fajësuar VLEN-in për këtë situatë.
“Shteti nuk ka bërë as edhe një hap të vetëm substancial drejt Bashkimit Evropian. Në vend të përshpejtimit, kemi stagnim. Në vend të reformave, kemi improvizime. Në vend të agjendës evropiane, kemi politikë ditore. Presidenca e Irlandës e BE-së nuk e përmend fare vendin tonë në agjendën e saj. Ministrat e VLEN-it përgjegjës për BE, asnjë vizitë në kryeqytetet Evropiane. Veçanërisht shqetësues është fakti se edhe mundësia historike që ofroi Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian ka mbetur kryesisht i pashfrytëzuar. Në vend që shteti të ishte lider në rajon në zbatimin e reformave dhe shfrytëzimin e fondeve evropiane, sot kemi vonesa, realizim të pamjaftueshëm dhe mungesë të vullnetit të mirëfilltë reformues”, tha Bujar Osmani.
I kundërpërgjigjet Osmanit deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri-Stafai, duke thënë se Osmani nuk ka kredibilitet të flasë për integrimin evropian, duke iu referuar periudhës së gjatë që ai ka qenë pjesë e qeverisjes së BDI-së me VMRO-DPMNE-në, gjatë së cilës, sipas saj, procesi i integrimit në BE ka stagnuar.
“Nuk e di me çfarë fytyre del sot Bujari në konferencë për shty dhe flet për eurointegrime. Për 11 vite ishte pjesë e qeverisjes Ali-Gruevski pikërisht në periudhën kur proceset intergruese dhe anëtarësimi në NATO ngecën dhe vendi mbeti në vendnumëro. Ndërkohë ndërmjetësi Nimic vinte shkonte në Shkup për çështjen e emrit ndërsa rezultatet mungonin. Vetëm pas qytetarët, përfshi edhe qytetarët vendosën të votojnë ndryshe, një parti maqedonase dhe të ndëshkojnë politikat e deriatëhershme filloi reflektimi. Prandaj para se të mbajnë ligjërata për eurointegrimet duhet të japin llogari për vitet kur ishin në pushtet”, tha Saranda Imeri-Stafai.
Ndryshe, rruga integruese e vendit ka ngecur për shkak ndryshimeve kushtetuese të cilat nuk po bëhen. Nga VMRO DPMNE për ndryshimet kushtetuese thonë se ato nuk janë kërkesa e vetme e Bullgarisë dhe se, nëse ato realizohen, do të pasojnë edhe kërkesa të tjera.
Me pak fjalë
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka akuzuar VLEN-in për dështim në procesin e eurointegrimeve, duke theksuar stagnimin dhe mungesën e reformave. Në kundërpërgjigje, deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri-Stafai, ka fajësuar BDI-n për periudhën e gjatë të stagnimit gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së.
Personat e përmendur
- Bujar Osmani - Bujar Osmani
- Saranda Imeri-Stafai - Saranda Imeri-Stafai
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.




