Alarm për bomba në “East Gate” dhe “Diamond Mall”

Alarm për bomba në “East Gate” dhe “Diamond Mall”

Alarme për bomba të vendosura në qendrat tregtare “East Gate” dhe “Diamond” në Shkup mbërritën sot në adresën e email-it të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Policia njoftoi menjëherë mori masa sigurie dhe filloi kontrollet në terren, transmeton Lideri.mk.

“Në adresën e email-it të Ministrisë së Punëve të Brendshme është pranuat një mesazh me një kërcënim se pajisje shpërthyese janë vendosur në qendrat tregtare “East Gate” dhe “Diamond” në Shkup. Zyrtarët e policisë po marrin masa dhe po kryejnë kontrolle në qendrat tregtare”, njoftoi MPB.