Albion Kurtaj zyrtarizohet te Prishtina

Prishtina e zyrtarizon Albion Kurtajn. Prishtina e ka transferuar futbollistin Albion Kurtajn. Sulmuesi anësor është prezantuar si futbollist i Prishtinës sot, teksa ka nënshkruar kontratë dy vjeçare. Së fundmi, Kurtaj ishte pjesë e Llapit, ku tregoi paraqitje mjaft të mira. “Dihet që ëndrra e çdo lojtari është të luaj për skuadrën e Prishtinës, sepse Prishtina […]

Albion Kurtaj zyrtarizohet te Prishtina

Prishtina e zyrtarizon Albion Kurtajn.

Prishtina e ka transferuar futbollistin Albion Kurtajn.

Sulmuesi anësor është prezantuar si futbollist i Prishtinës sot, teksa ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Së fundmi, Kurtaj ishte pjesë e Llapit, ku tregoi paraqitje mjaft të mira.

“Dihet që ëndrra e çdo lojtari është të luaj për skuadrën e Prishtinës, sepse Prishtina është klub me trofe të shumtë dhe gjithmonë garon për pozitat e para në klasifikim. Është sfidë e jashtëzakonshme për mua të jem pjesë e Prishtinës duke besuar se do të korrim suksese së bashku”, tha Kurtaj për faqen e klubit të kryeqytetit.