Albulena Haxhiu voton në Prishtinë, fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë. Pas hedhjes së votës, Haxhiu  tha se procesi po shkon mirë, derisa i ftoi qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. “Unë sapo ushtrova të drejtën time të votës dhe, nëse krahasojmë me zgjedhjet e

Albulena Haxhiu voton në Prishtinë, fton qytetarët të dalin në zgjedhje
Albulena Haxhiu voton në Prishtinë, fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Albulena Haxhiu voton në Prishtinë, fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

Pas hedhjes së votës, Haxhiu  tha se procesi po shkon mirë, derisa i ftoi qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Unë sapo ushtrova të drejtën time të votës dhe, nëse krahasojmë me zgjedhjet e 9 shkurtit, duket se në këto zgjedhje pjesëmarrja është shumë më e madhe sesa në të njëjtën kohë në ato zgjedhje. Prandaj, me këtë rast po e shfrytëzoj të drejtën time për t’i inkurajuar qytetarët e Republikës së Kosovës që ta ushtrojnë këtë të drejtë, të drejtën e tyre, sepse sot është dita kur qytetarët vendosin për të ardhmen tonë. Dita është e bukur, gjithçka po shkon mirë e mbarë dhe uroj që të vazhdojë kësisoj deri në fund”, tha ajo./Ekonomia online/