Ambasada e ShBA-së: NATO solli paqe dhe stabilitet në Kosovë

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka thënë se falë NATO-s, 24 vjet më parë, shumë kosovarëve iu mundësua kthimi në shtëpi. Në shkrimin e kësaj ambasade thuhet se sot më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes. “Sot, 24 vjet më parë, shumë kosovarë mundën të kthehen në shtëpi, falë NATO-s, […]

Ambasada e ShBA-së: NATO solli paqe dhe stabilitet në Kosovë

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka thënë se falë NATO-s, 24 vjet më parë, shumë kosovarëve iu mundësua kthimi në shtëpi.

Në shkrimin e kësaj ambasade thuhet se sot më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes.

“Sot, 24 vjet më parë, shumë kosovarë mundën të kthehen në shtëpi, falë NATO-s, e cila solli paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe në rajon. Sot, më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes për një të ardhme demokratike dhe prosperuese të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.