Andrej Pleqnkoviqin nuk e shqetësojnë tensionet mes Kosovës e Serbisë
Pleqnkoviqin s’e shqetësojnë tensionet mes Kosovës e Serbisë. Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë nuk e shqetësojnë. Kjo pasi, sipas tij, komuniteti ndërkombëtar është shumë i angazhuar në rajon dhe se të dy vendet janë të interesuar të bëhen pjesë e BE-së. Në një intervistë për “Politico”, Plenkoviq […]
![Andrej Pleqnkoviqin nuk e shqetësojnë tensionet mes Kosovës e Serbisë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2022/12/plenkoviqq.png)
Pleqnkoviqin s’e shqetësojnë tensionet mes Kosovës e Serbisë.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë nuk e shqetësojnë.
Kjo pasi, sipas tij, komuniteti ndërkombëtar është shumë i angazhuar në rajon dhe se të dy vendet janë të interesuar të bëhen pjesë e BE-së.
Në një intervistë për “Politico”, Plenkoviq tha se, edhe përkundër tensioneve në rritje mes Kosovës dhe Serbisë, ai nuk është i shqetësuar për paqëndrueshmërinë në rajon sepse “komuniteti ndërkombëtar është fuqishëm i angazhuar në dialog” dhe se “të dy vendet janë të interesuar të ecin drejt Bashkimit Evropian”.
Një diplomat karriere dhe kryeministri më jetëgjatë në historinë e Kroacisë, me më shumë se gjashtë vjet në detyrë, ai është shumë i etur të flasë për suksesin e vendit të tij që kur u bashkua me BE-në 10 vjet më parë.
Ai vuri në dukje se si Kroacia mori statusin e kandidatit brenda një viti, të cilin proces ai e quajti “shpejtësi drite”.
Një dekadë pasi hyri në klubin e BE-së, Zagrebi gjithashtu iu bashkua zonës pa pasaporta të Schengenit dhe eurozonës në të njëjtën ditë, më 1 janar të këtij viti – e para në historinë e zgjerimit, u mburr ai.
Ai e përshkroi bashkimin me Zonën Schengen si “një sukses të madh”, pasi Kroacia u bashkua përpara vendeve të tjera që janë ende në pritje.