Anulohen garat e sotme në Triathlonin e Lausanne pas zjarrit në Ecublens

Të gjitha garat e parashikuara për sot në kuadër të Triathlonit të Lausanne janë anuluar pas zjarrit të madh që shpërtheu në kompaninë Thévenaz-Leduc në Ecublens.
Sipas njoftimit zyrtar të organizatorëve, vendimi është marrë pas rekomandimeve të autoriteteve kantonale lidhur me cilësinë e ajrit, përcjell albinfo.ch.
Organizatorët kanë theksuar se shëndeti dhe siguria e pjesëmarrësve, vullnetarëve, partnerëve dhe bashkëpunëtorëve mbeten prioritet absolut.
Duke marrë parasysh rekomandimet shëndetësore për shmangien e aktiviteteve fizike në ambient të hapur, si dhe situatën e jashtëzakonshme në perëndim të Lausanne, është vlerësuar se zhvillimi i garave do të sillte rrezik shtesë.
Në këtë fazë, programi i së dielës, 30 gusht, mbetet në fuqi. Organizatorët kanë bërë të ditur se situata po ndiqet nga afër dhe çdo ndryshim eventual do të komunikohet përmes kanaleve zyrtare.
The post Anulohen garat e sotme në Triathlonin e Lausanne pas zjarrit në Ecublens appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



