Anulohet projekti “Parku i Aventurave” në Gërmi

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike, për Gjykatën Themelore në Prishtinë ka miratuar padinë që ajo ngriti së bashku me OJQ-në, “Qytetarët Aktivë”, ku anuloj vendimin e Komunës së Prishtinës për projektin “Parku i Aventurave” në Gërmi. Gjykata Supreme e Kosovës në vitin 2021, kishte vendosur që të shtyhej ekzekutimi i vendimit në lidhje me këtë […]

Anulohet projekti “Parku i Aventurave” në Gërmi

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike, për Gjykatën Themelore në Prishtinë ka miratuar padinë që ajo ngriti së bashku me OJQ-në, “Qytetarët Aktivë”, ku anuloj vendimin e Komunës së Prishtinës për projektin “Parku i Aventurave” në Gërmi.

Gjykata Supreme e Kosovës në vitin 2021, kishte vendosur që të shtyhej ekzekutimi i vendimit në lidhje me këtë projekt.

“CLS e vlerëson sukses tejet të rëndësishëm vendimin e Gjykatës Supreme mbi pezullimin e lejes mjedisore të projektit ‘Parku i Aventurav’ dhe vendimin e fundit të Gjykatës Themelore për anulimin e vendimit për realizimin e këtij projekti. Vendimet e tilla konfirmojnë kundërligjshmërinë e ndjekur nga organet publike, mohimin e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për pjesëmarrje në vendimmarrjen mjedisore dhe rrezikun për degradimin e natyrës nga projektet të tilla si ‘Parku i Aventurave’”, tha GLS përmes një njoftimi për media

Parku i Aventurave” ishte I planifikuar të përfshine një sipërfaqe prej rreth 70 ari dhe të shtihej nga Butovci në drejtim të Gërmisë, për të cilin Komuna e Prishtinës kishte thënë se parku do të ndërtoej në metoda special pa i dëmtuar drunjët e Gërmisë.