Ardhjet e reja mezi presin debutimin me Kosovën

Ardhjet e reja mezi presin debutimin me Kosovën

Kosova po i jep hapësirë edhe emrave të rinj në nisjen e këtij cikli, me Osmanin, Kaçurin dhe Avdylin që janë bërë pjesë e ekipit të përzgjedhësit Franco Foda. Për të tre futbollistët, kjo përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierë dhe një mundësi për të dëshmuar veten me fanellën e Dardanëve.

Në një video të publikuar nga FFK-ja, tre lojtarët e rinj kanë folur për emocionet dhe krenarinë që ndiejnë pas ftesës së tyre të parë, transmeton albinfo.ch.

Erblin Osmani ka deklaruar se për fanellën e Kosovës do të japë maksimumin, duke e nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij.

Edhe Dion Kaçuri ka shprehur emocionet për këtë moment, duke thënë se është shumë i lumtur dhe krenar që i është dhënë mundësia të luajë për Kosovën. Ai premtoi se do të japë maksimumin çdo ditë për fanellën e Dardanëve, duke e mbyllur mesazhin e tij me “Forca Kosova”.

Ndërkohë, Milot Avdyli e ka cilësuar këtë ftesë si realizim të një ëndrre. Ai ka kujtuar rrugëtimin e tij nga grupmoshat e Kosovës deri te Kombëtarja A, duke theksuar se tani gjithçka do të jetë në shërbim të Kosovës. “Ëndërr e realizuar, zemra plot krenari, tash gjithçka për Kosovën”, ka thënë Avdyli.

 

The post Ardhjet e reja mezi presin debutimin me Kosovën appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.