Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do ta mbroja penalltinë, goditja e Milik ishte më e vështirë
Portieri Arijanet Muric ka zbuluar se ndihej plotësisht i sigurt se do ta mbronte penalltinë e Manuel Lucatellit dhe se goditja e Arkadiusz Milik ishte shumë më e vështirë. “Gardiani” i Kosovës ishte i jashtëzakonshëm të dielën mbrëma, duke bërë heroin për Sassuolon ndaj Juventusit. Përpos pritjeve të njëpasnjëshme, Muric edhe e mbrojti penalltinë e […]


Portieri Arijanet Muric ka zbuluar se ndihej plotësisht i sigurt se do ta mbronte penalltinë e Manuel Lucatellit dhe se goditja e Arkadiusz Milik ishte shumë më e vështirë.
“Gardiani” i Kosovës ishte i jashtëzakonshëm të dielën mbrëma, duke bërë heroin për Sassuolon ndaj Juventusit.
Përpos pritjeve të njëpasnjëshme, Muric edhe e mbrojti penalltinë e Locatellit në minutën e 86-të, kurse tani ka bërë të ditur se ishte i sigurt që do të kishte sukses.
“Mendoj se skuadra bëri shumë mirë, e tëra ka të bëjë me energjinë. Krijuam shumë shanse dhe e merituam të shkojmë në shtëpi me një pikë”.
“Kisha ndjenjë sapo e goditi topin. Mendova se do ta mbroja, kisha besim. Goditja me kokë e Milik ishte shumë më e vështirë, por menaxhova ta ndalja gjithashtu dhe ishte një natë e mirë”.
Muric tani do të udhëtojë për në Kosovë ku do të provojë t’i ndihmojë “Dardanët” të kualifikohen në Kampionatin Botëror 2026 për herë të parë në histori.
Arijanet Muric gagalkan penalti Juventus dan selamatkan Sassuolo dari kekalahan.
Oh iya, Jay Idzes bermain 90 menit di pertandingan ini. pic.twitter.com/pWEZh4xanX
— Berita Sepakbola Dunia (@gilabola_ina) March 22, 2026

