Arratisja e Gruevskit – kush është qyqar e kush s’ka guxim?!

“PËRPLASJE” JANKULOVSKA – GRUEVSKI Ish-Ministrja për Punë të Brendshme, në kohën e Qeverisë Gruevski, Gordana Jankulovska, brutalisht e sinqertë kur është në pyetje ish-Kryeministri Nikola Gruevski. Gjatë një podcasti televiziv, The post Arratisja e Gruevskit – kush është qyqar e kush s’ka guxim?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Arratisja e Gruevskit – kush është qyqar e kush s’ka guxim?!

“PËRPLASJE” JANKULOVSKA – GRUEVSKI

Ish-Ministrja për Punë të Brendshme, në kohën e Qeverisë Gruevski, Gordana Jankulovska, brutalisht e sinqertë kur është në pyetje ish-Kryeministri Nikola Gruevski.

Gjatë një podcasti televiziv, ajo nuk ka fshehur zhgënjimet ndaj tij. Lidhur me arratisjen e tij, nuk e ka quajtur “qyqar” duke pretenduar për mëungesë guximi.

“Ja, të mos e përdori këtë shprehje, por mund të them se hapi i tillë është mungesë guximi që të përballeni me sfidën që gjendet para jush”

-Nëse tani e takoni në rrugë, cfarë do t`i thonit, në mënyrën më brutale?

“S`kam çfarë t`i them. Do të përshëndetem dhe kjo është. Nëse vlerësoj se diçka duhet t`i them, kurse nuk vlerësoj, këtë nuk do ta bëja në rrugë” – tha Jankulovska, ish ministre e Brendshme.

Pas kritikave publike në adresë të ish-shefit të tij, kundërpërgjigja e Gruevskit ishte e menjëhershme dhe në të njëjtën mënyrë.

Gruevski përmes një postimi në Facebook, Jankulovskën e quan “Lektyrë të palexuar për “guximin” dhe “viktimën”.

“Do të ishte shumë më e guximshme që të shfrytëzonte azilin se sa me gënjeshtra t`i kurdis bashkëpunëtorët e saj që ta shpëtojë veten dhe publikisht t`i inkurajojë deputetët të votojnë për ndryshimin e emrit” – përgjigjet Gruevski përmes rrjeteve sociale.

Por, Gruevski pyet publikisht Jankullovskën nëse duke qenë Ministre e Brendshme ka mbyllur sytë për disa arratisje duke implikuar rastin “Lagja e Trimave” në Kumanovë ku Gruevski thotë se disa ditë pas arrestimit një person është arratisur në Kosovë dhe duke pyetur Jankullovskën se si janë arratisur, sic thotë, ata që vranë fëmijët në Liqenin e Smillkovës dhe ata që grabitën një bankë në Shkup?

“Kur të lëvërdisin dëshirat për funksione, harrosh të kaluarën dhe veprimet personale” – shkruan Gruevski në Facebook.

The post Arratisja e Gruevskit – kush është qyqar e kush s’ka guxim?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .