Arrestohen një burrë dhe një grua në Fushë Kosovë, sulmuan fizikisht njëri tjetrin

Arrestohen një burrë dhe një grua në Fushë Kosovë, sulmuan fizikisht njëri tjetrin

Dy persona (një burrë dhe një grua kosovare) janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 01:25 pas mesnatës, kurse të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve trupore.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një sprej dhe një shufër metalike. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.