Arrestohet një person në Mitrovicë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Arrestohet një person në Mitrovicë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Një person është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale nga Policia e Kosovës – Departamenti Kundër Terrorizmit, në orët e vona të së enjtes, nën dyshimin për nxitje të përçarjes dhe mos durimit.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të Prokurorisë Speciale.

Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari D.Z. pretendohet se para disa ditësh, në një hapësirë publike në Mitrovicën e Jugut, ka përdhosur flamurin e Turqisë.

I njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria bën të ditur se hetimet janë në vazhdim në koordinim me Policinë e Kosovës.