Arrestohet një person pasi që dyshohet se vodhi paratë e firmës

Vodhi paratë e firmës, arrestohet i dyshuari. Të shtunën në Fushë Kosovë është arrestuar një person që dyshohet se i ka keqpërdorur paratë e firmës ku punonte. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte keqpërdorur paratë e firmës ku punonte”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. “Sipas ankuesit mashkull kosovar -menaxher i […]

Arrestohet një person pasi që dyshohet se vodhi paratë e firmës

Vodhi paratë e firmës, arrestohet i dyshuari.

Të shtunën në Fushë Kosovë është arrestuar një person që dyshohet se i ka keqpërdorur paratë e firmës ku punonte.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte keqpërdorur paratë e firmës ku punonte”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Sipas ankuesit mashkull kosovar -menaxher i firmës, i dyshuari ka marrë një shumë parash dhe nuk i ka kthyer më. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.