Arrestohet personi që goditi për vdekje profesorin në Skenderaj

Një aksident tragjik me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Skenderaj, ku si pasojë e goditjes nga një veturë ka humbur jetën profesori Miftar Lushtaku. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “Skënderbeu”, ku sipas raportit të Policisë së Kosovës, një këmbësor mashkull kosovar është goditur nga një automjet, duke pësuar lëndime

Arrestohet personi që goditi për vdekje profesorin në Skenderaj

Një aksident tragjik me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Skenderaj, ku si pasojë e goditjes nga një veturë ka humbur jetën profesori Miftar Lushtaku.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “Skënderbeu”, ku sipas raportit të Policisë së Kosovës, një këmbësor mashkull kosovar është goditur nga një automjet, duke pësuar lëndime fatale.

Policia ka bërë të ditur se drejtuesi i veturës, i dyshuar mashkull kosovar, është arrestuar menjëherë pas rastit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë nga pakujdesia ka goditur për vdekje këmbësorin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik.