Asllani ndëshkohet me të kuq në debutim

Kristjan Asllani nuk e ka nisur mirë aventurën te skuadra e Beshiktashit. Asllani u ndëshkua direkt me karton të kuq në debutim në fitoren 2:1 të Beshiktashit ndaj Konyasporit. Kjo ndeshje u luajt të shtunën dhe i takoi xhiros së 20-të të Superligës së Turqisë. Asllani në lojë u inkuadrua në minutën e 76-të. Ndërsa […]

Asllani ndëshkohet me të kuq në debutim

Kristjan Asllani nuk e ka nisur mirë aventurën te skuadra e Beshiktashit.

Asllani u ndëshkua direkt me karton të kuq në debutim në fitoren 2:1 të Beshiktashit ndaj Konyasporit. Kjo ndeshje u luajt të shtunën dhe i takoi xhiros së 20-të të Superligës së Turqisë.

Asllani në lojë u inkuadrua në minutën e 76-të. Ndërsa gjashtë minuta pas inkuadrimit, mesfushori me tipare defensive u përjashtua nga loja për shkak të ndërhyrjes së ashpër ndaj Deniz Turuçit.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë të premten iu bashkua Beshiktashit në formë huazimi deri në përfundimin e edicionit 2025/26.

Asllani në pjesën e parë të këtij kampionati ishte i huazuar te Torino.

Për Beshiktashin nga minuta e 68-të u paraqit edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica.

Ndërsa te Konyaspori deri në minutën e 88-të u paraqit Enis Bardhi.

Golat e fitores për Beshiktashin i shënuan Vaclav Cerny në minutën e 34-t dhe Orkun Kokçu në minutën e 77-të.

Ndërsa për Konyasporin golin e vetëm e shënoi Deniz Turuçi në minutën e 23-të.

Beshiktashi ka 36 pikë dhe e zë vendin e pestë. Konyaspori numëron 19 pikë në pozitën e 14-të.